POLITIKA PËR SKEDARËT E PERSONALIZUAR

Përditësimi i fundit më 30 qershor 2020

Politika e skedarëve të personalizuar shpjegon mënyrën se si aplikacioni Bid Me App LTD (“Kompania”, “ne”, “neve”, dhe “ynë”) i përdor skedarët e personalizuar dhe teknologjitë e ngjashme për t’ju njohur kur vizitoni faqet tona në https://bidmeapp.com, (“Faqet e internetit”). Në këtë politikë shpjegohet se çfarë janë këto teknologji dhe pse i përdorim ato, si dhe të drejtat për të kontrolluar përdorimin e tyre na ana jonë.

Në disa raste mund t’i përdorim skedarët për të mbledhur të dhëna personale, ose të dhëna që, pasi i kombinojmë me të dhëna të tjera, bëhen të dhëna personale.

Çfarë janë skedarët e personalizuar?

Skedarët e personalizuar janë skedarë të vegjël të dhënash që vendosen në kompjuterin ose pajisjen tuaj celulare kur vizitoni një faqe interneti. Skedarët e personalizuar përdoren gjerësisht nga zotëruesit e faqeve të internetit me qëllim që t’i bëjnë faqet e tyre të internetit të funksionojnë ose të funksionojnë në mënyrë më efikase, si dhe të japin informacione raportimi.

Skedarët e personalizuar të caktuar nga zotëruesi i faqes së internetit (në këtë rast Bid Me App LTD) quhen “skedarë të personalizuar të palës së parë”. Skedarët e personalizuar të caktuar nga palë të ndryshme nga zotëruesi i faqes së internetit quhen “skedarë të palës së tretë”. Skedarët e personalizuar të palës së tretë mundësojnë ofrimin e veçorive apo funksionaliteteve të palëve të treta në faqen e internetit ose përmes saj (p.sh. reklamimi, materialet interaktive dhe analitikat). Palët, që caktojnë skedarët e personalizuar të palës së tretë, mund ta njohin kompjuterin tuaj si kur viziton faqen e internetit në fjalë ashtu edhe kur viziton disa faqe të tjera interneti.

Pse i përdorim skedarët e personalizuar?

Skedarët e personalizuar të palës së parë dhe të palës së tretë i përdorim për disa arsye. Disa skedarë të personalizuar nevojiten për arsye teknike në mënyrë që të funksionojë faqja e internetit dhe këtyre skedarëve u referohemi si skedarë “thelbësorë” ose “shumë të nevojshëm”. Disa skedarë të personalizuar të tjerë na mundësojnë të gjurmojmë dhe të shenjestrojmë interesat e përdoruesve tanë për të përmirësuar përvojën tek Veçoritë tona online. Palët e treta vendosin skedarë të personalizuar përmes faqeve tona të internetit për reklamime, analitika dhe qëllime të tjera. Kjo përshkruhet më poshtë në mënyrë më të hollësishme.

Llojet specifike të skedarëve të personalizuar të palës së parë dhe të palëve të treta të vendosura përmes faqeve tona të internetit dhe qëllimet që ata kanë përshkruhen më poshtë (kini parasysh se skedarët e personalizuar specifikë mund të ndryshojnë në varësi të Veçorive specifike online që vizitoni):

Si mund t’i kontrolloj skedarët e personalizuar?

Ju keni të drejtë të vendosni nëse do t’i pranoni apo do t’i refuzoni skedarët e personalizuar. Të drejtat tuaja mbi skedarët e personalizuar mund t’i ushtroni duke caktuar preferencat tek “Menaxheri për pranin e skedarit të personalizuar”. Menaxheri për pranimin e skedarit të personalizuar ju mundëson të zgjidhni kategoritë e skedarëve të personalizuar që do të pranoni apo refuzoni. Skedarët thelbësorë nuk mund të refuzohen pasi janë jashtëzakonisht të nevojshëm për ofrimin e shërbimeve.

Menaxheri për pranimin e skedarit të personalizuar mund të gjendet në shiritin e njoftimeve dhe në faqen tonë të internetit. Kur skedarët e personalizuar refuzohen, atëherë mund të vazhdoni ta përdorni ende faqen e internetit përmes aksesit në disa funksionalitete, por disa hapësira në faqen tonë mund të kufizohen. Ju gjithashtu mund të caktoni ose ndryshoni kontrollet e shfletuesit të internetit për të pranuar ose refuzuar skedarët e personalizuar. Duke qenë se mjetet, me të cilët ju mund t’i refuzoni skedarët e personalizuar përmes kontrolleve të shfletuesit tuaj të internetit, ndryshojë nga shfletuesi në shfletues, ju duhet të vizitoni menynë e ndihmës së shfletuesit tuaj për më shumë informacion.

Përveç kësaj, shumica e rrjeteve të reklamimit ju tregojnë një mënyrë që të mos i pranoni reklamimet. Nëse dëshironi të zbuloni më shumë informacione, ju lutem vizitoni http://www.aboutads.info/choices/ or http://www.youronlinechoices.com.

Llojet specifike të skedarëve të personalizuar të palës së parë dhe të palëve të treta të vendosura përmes faqeve tona të internetit dhe qëllimet që ata kanë përshkruhen në tabelën e mëposhtme (kini parasysh se skedarët e personalizuar specifikë të vendosur mund të ndryshojnë në varësi të Veçorive specifike online që vizitoni):

Skedarët e personalizuar thelbësorë për faqen e internetit:

Këto skedarë të personalizuar janë jashtëzakonisht të nevojshëm për ofrimin e shërbimeve të disponueshme përmes faqeve tona të internetit dhe për përdorimin e disa prej veçorive të tyre si p.sh. aksesi në hapësirat e mbrojtura.
Emri: __tlbcpv
Qëllimi: Përdoret për të regjistruar shikimet unike të vizitorëve të shiritit të pranimit.
Ofruesi: termly.io
Shërbimi: Termly View Service Privacy Policy
Shteti: Shtetet e Bashkuara
Lloji: http_cookie
Koha e vlefshmërisë: 1 vit

Po për sa i përket teknologjive të tjera gjurmuese si fenerët e internetit (web beacons)?

Skedarët e personalizuar nuk janë e vetmja mënyrë për njohjen dhe gjurmimin e vizitorëve në një faqe interneti. Ne mund të përdorim herë pas herë teknologji të tjera të ngjashme, si fenerët e internetit (web beacons) (ndonjëherë të quajtura “piksela gjurmues” ose “gifs të qarta”). Ato janë skedarë të vegjël grafikë me identifikues unikë që na mundësojnë ta dallojë kur dikush ka vizituar faqet tona të internetit ose ka hapur një email me ato. Kjo na mundëson, për shembull, të monitorojmë grafikët e trafikut të përdoruesve nga një faqe brenda faqes së internetit tek një tjetër, të dërgojmë ose të komunikojmë me skedarët e personalizuar, të kuptojmë nëse vizitori ka ardhur tek faqja internetit përmes një reklamë të shfaqur në faqen e internetit të një pale të tretë, të përmirësojmë performancën e faqes dhe të matim suksesin e fushatave të marketingut me email. Në shumë raste, këto teknologji mbështeten tek skedarët e personalizuar që të funksionojnë siç duhet dhe si rrjedhojë refuzimi i skedarëve do të dëmtojë funksionimin e tyre.

A përdorni skedarë Flash apo Objekte të Përbashkëta Lokale?

Faqet e internetit mund të përdorin gjithashtu të ashtuquajturit “Skedarët Flash” (të njohur edhe si objekte të përbashkëta lokale ose “LSO-të”), ndër të tjera, për të mbledhur dhe ruajtur të dhënat rreth përdorimit të shërbimeve tona nga ana juaj, për parandalimin e mashtrimit dhe për funksione të tjera të faqes.

Nëse nuk dëshironi të ruani skedarët Flash në kompjuter, shkoni tek cilësimet e luajtësit Flash (Flash player) dhe bëni rregullimin e duhur që të bllokoni hapësirën ruajtëse të skedarëve Flash me anë të instrumenteve që gjenden tek Paneli i cilësimeve të hapësirës ruajtëse të faqes së internetit. Skedarët Flash mund t’i kontrolloni gjithashtu duke shkuar tek Paneli i cilësimeve të hapësirës së përgjithshme ruajtëse dhe duke ndjekur udhëzimet (përfshirë udhëzimet që shpjegojnë mënyrën e fshirjes së skedarëve ekzistues Flash Cookies (referuar “informacionit” tek faqja Macromedia), mënyrën e parandalimit të futjes së LSO-ve Flash në kompjuter pa lejen tuaj dhe (për luajtësin Flash Player 8 e lart) mënyrën e bllokimit të skedarëve Flash që nuk ofrohen nga operatori i faqes ku jeni momentalisht).

Kini parasysh se caktimi i luajtësit Flash Player që të kufizojë apo limitojë pranimin e skedarëve Flash, mund të ulë ose pengojë funksionalitetin e disa aplikacioneve Flash, përfshirë aplikacionet Flash të përdorura për shërbimet tona apo materialet online.

A i shërbeni reklamimit me bazë shenjestrimin?

Palë të treta mund të vendosin skedarë të personalizuar në kompjuterin apo pajisjen tuaj celulare për t’i shërbyer reklamimit përmes faqes tonë të internetit. Këto kompani mund të përdorin të dhënat e vizitave në këtë faqe interneti apo në të tjera me qëllim që të ofrojë reklamime të përshtatshme rreth mallrave dhe shërbimeve mbi të cilët mund të jeni të interesuar. Ato mund të përdorin gjithashtu teknologji që përdoren për të matur efikasitetin e reklamimeve. Kjo mund të realizohet nga ata duke përdorur skedarët e personalizuar ose fenerët e internetit “web beacons” për të mbledhur të dhënat e vizitave në këtë faqe apo në faqe të tjera me qëllim ofrimin e reklamimeve të përshtatshme rreth mallrave dhe shërbimeve që mund të jenë me interes për ju. Të dhënat e mbledhura nga ky proces nuk na lejojnë ne as ata që të identifikojmë emrin tuaj, të dhënat e kontaktit apo të dhëna të tjera që ju identifikojnë menjëherë përveç nëse zgjidhni t’i jepni vetë ato.

Sa shpesh përditësohet Politika e Skedarëve të Personalizuar?

Politika e skedarëve të personalizuar përditësohet herë pas here që të pasqyrojë ndryshimet e skedarëve të përdorur ose për arsye të tjera operative, ligjore apo rregullatore. Ndaj, ju lutemi ta rivizitoni Politikën e Skedarëve të Personalizuar rregullisht që të jeni të informuar rreth përdorimit tonë të skedarëve dhe teknologjie të lidhura.

Data në fillim të dokumentit të Politikës së Skedarëve të Personalizuar tregon datën e përditësimit të fundit.

Ku mund të marr informacione të tjera?

Nëse keni pyetje rreth përdorimit të skedarëve të personalizuar ose teknologjive të tjera, na dërgoni email tek offical@bidemeapp.com ose me postë në adresën:

Bid Me App LTD
20 Coombe Road
Brighton, East Sussex BN2 4EA
United Kingdom
Telefon: 07711985440

Politika e skedarëve u krijua duke përdorur Menaxhimin për pranimin e skedarëve të Termly.