Këshilla për të postuar një punë
Ndonjëherë, kur ne ndajmë informacione, harrojmë se ofruesi i shërbimit që e lexon postimin tuaj, nuk i di të gjitha detajet e problemit tuaj. Në mënyrë që të merrni oferta të shumta dhe sa më të sakta për punët që ju nevojiten të zgjidhni, ne kemi vendosur me poshtë disa këshilla për ju.
! Mos harroni se ofruesit e shërbimit, në fillim ofrojnë një ofertë të përafërt. Kosto e punës mund të ndryshojë sapo ata ta shohin punën personalisht, kështu që informacioni juaj i detajuar dhe i mirë specifikuar mund të ndihmojë shumë ofruesin e shërbimit.
Specifikoni Markën apo Modelin në postimin tuaj
Nëse keni një artikull që kërkon rregullim, përpiquni të siguroni modelin dhe nëse është e mundur, numrin e modelit. Nëse jeni duke kërkuar për një produkt specifik, për shembull një markë të caktuar boje, sigurohuni që të rendisni emrin e markës që dëshironi të përfshijë oferta juaj. Nëse po postoni një Punë për automjetin, vendosni numrin e shasisë pasi është e rëndësishme në paraqitjen e ofertës.
Përcaktoni Madhësinë apo Dimensionet e produktit ose sipërfaqes
Nëse puna juaj mbulon një sipërfaqe të caktuar, si për shembull nëse keni nevojë të gërmoni një pishinë apo të pastroni fasadat e ambientit, provoni të siguroni në postimin tuaj të gjitha matjet dhe permasat që mundeni.
Vendosni një Afat ose Datë ideale
Nëse keni një afat të çfarëdo lloji, sigurohuni që ta përmendni atë në postimin e punës; do të kursejë kohë për ju dhe ofruesit e shërbimit nëse ata e dinë se nuk mund të përputhen me orarin që ju kërkoni.
Siguroni një Foto gjatë postimit
Fotot ndihmojnë ofruesit e shërbimit për të parë me qartë problemin dhe për të përcaktuar ofertën më mirë, për shembull nëse keni një makinë të gërvishtur dhe kërkoni ta lyeni ose një kod të caktuar në pajisje, atëherë siguroni të postoni foto.
Jepni informacion mbi Mjedisin përreth
Një ide e mirë është të siguroni informacion ose një foto të mjedisin përreth, për shembull nëse një dollap ka nevojë për rregullim atëherë mund të siguroni një foto të të gjithë dhomës, kështu që specialisti mund të shohë sa lehtë e arritshme është puna. Nëse specialisti do të ketë nevojë për shkallë, skela ose pajisje specifike, atëherë është me vend ta përmendni këtë në postimin e punës.
A ka nevojë specialisti të dijë diçka më specifike?
A keni ndonjë kafshë shtëpiake nga e cila ofruesi i shërbimit mund të ketë alergji ose nëse ju vetë jeni alergjik ndaj një produkti të caktuar. Nëse keni dikë që ka nevojë për kujdes ose vëmendje të veçantë gjatë shërbimit?