TERMAT DHE KUSHTET

LEXONI ME KUJDES KUSHTET

  1. HYRJE

    1.1 Kjo faqe është dokument ligjor që përbën Kushtet (Marrëveshja) për aplikacionin tonë celular; në vijim referuar si “Aplikacioni celular”.Me përdorimin e Aplikacionit tonë celular, ju pranoni të respektoni plotësisht Marrëveshjen e mëposhtme, si dhe të zbatoni detyrimet e saj sa herë që përdorni Aplikacionin celular. Ju lutemi të analizoni me kujdes kushtet e mëposhtme.

    1.2 Në disa prej kushteve të caktuara të marrëveshjes, ne kërkojmë ta kufizojmë përgjegjësinë tonë ndaj jush, ndërsa në rrethana të tjera t’ju përjashtojmë ju nga përdorimi i Aplikacionit celular. Në mënyrë të veçantë, ne tërheqim vëmendjen tuaj rreth kushteve të përmendura në këtë klauzolë, por jo vetëm ndaj tyre.

    1.3 Klauzolat, së cilës i referohet pika 1.2 janë si më poshtë:

    1.3.1 9 (Ngacmimi);
    1.3.2 15 (Kufizimet e licencës);
    1.3.3 16 (Kufizimet e pranueshme të përdorimit);
    1.3.4 19 (Deklaratë në lidhje me përgjegjësinë për përmbajtjen);
    1.3.5 20 (Gabimet, korrigjimet dhe ndryshimet);
    1.3.6 21 (Deklaratë në lidhje me përgjegjësinë për tregtarin dhe reklamimin);
    1.3.7 22 (Deklaratë në lidhje me përgjegjësinë për garancinë)
    1.3.8 23 (Kufizimi i përgjegjësisë);
    1.3.9 24 (Sjellja e anëtarëve);
    1.3.10 26 (Aktiviteti i paligjshëm);
    1.3.11 27 (Lidhjet me faqet e tjera të internetit); dhe
    1.3.12 29 (Zgjidhja).


    1.4 Ju pranoni se:

    1.4.1 BidME nuk do të përfshihet në asnjë lloj mosmarrëveshjeje apo konflikti të shkaktuar nga lidhjet që ne krijojmë mes jush dhe palëve të treta;
    1.4.2 BidME nuk mban përgjegjësi për standardet apo cilësinë e shërbimeve që ju ofrohen nga palët e treta;
    1.4.3 BidME nuk do të mbajë përgjegjësi për dëmet ndaj njerëzve apo pronës si rezultat i efekteve anësore të çfarëdolloj lidhjeje apo pune të kryer për ju nga palët e treta;
    1.4.4 BidME zbaton politikën me zero tolerancë për ngacmimin, abuzimin apo përdorimin e gjuhës së papërshtatshme; dhe

    1.4.5 BidME, në lirinë e saj absolute për të vepruar, ka të drejtë të heqë në çdo kohë çfarëdolloj përdoruesi apo përmbajtje që i përket atij nga Aplikacioni Celular.


    1.5 NËSE NUK PRANONI T’I ZBATONI TË GJITHA KUSHTET E PËRCAKTUARA NË KËTË MARRËVESHJE, JU LUTEMI TA MBYLLNI KËTË FAQE DHE TË MOS VAZHDONI MË TEJ.

     

  2. PËRKUFIZIMET
    2.1 Termat “neve”, “ne” dhe “ynë” i referohen Bid Me App Limited, një kompani e themeluar dhe e regjistruar në Angli dhe Uells me numër 12297377, selia e regjistruar e së cilës është në adresën 20 Coombe Road, Brighton, BN2 4AD, Angli (BidMe) dhe që zotëron Aplikacionin celular. “Anëtari” apo “Përdoruesi” është çdokush që është regjistruar tek ne për të përdorur Aplikacionin Celular.

    2.2 Të gjitha tekstet, informacionet, grafikat, dizajnet dhe të dhënat që ofrohen përmes Aplikacionit tonë Celular dhe Shërbimeve (siç përkufizohen më poshtë), qofshin ato të gjeneruara nga Anëtarët tanë apo nga ne, njihen tërësisht si “Përmbajtja” jonë. Ne e dallojmë përmbajtjen e postuar nga Anëtarët ose Përdoruesit tanë dhe e kategorizojmë atë si “Përmbajtje e Anëtarit”.

  3. PRANIMI I MARRËVESHJES
    3.1
    Marrëveshja lidhet mes jush dhe BidME.

    3.2 BidME ju autorizon të përdorni:

    3.2.1 aplikacionin celular dhe çfarëdolloj përditësimi apo shtese të tij;
    3.2.2 dokumentacion përkatës online (Dokumentacioni);
    3.2.3 shërbimin me të cilin lidheni përmes Aplikacionit celular dhe përmbajtjen që ne ju ofrojmë përmes tij (Shërbimet).

    3.3 Përveç nëse theksohet ndryshe, kjo Marrëveshje përbën Marrëveshjen e plotë dhe të vetme mes jush dhe BidME dhe mbizotëron mbi të gjitha Marrëveshjet, përfaqësimet, garancitë dhe mirëkuptimet në lidhje me Aplikacionin Celular, Shërbimet dhe materialet e përfshira në to.

  4. NJOFTIMI PËR PRIVATËSINË

    4.1 Në bazë të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave, jemi të detyruar t’ju japim disa informacione ne lidhje me ne, kush jemi, si i përpunojmë të dhënat tuaja personale dhe për çfarë qëllimesh, si dhe me të drejtat për të dhënat tuaja personale dhe për mënyrën e shfrytëzimit të tyre. Informacioni jepet në https://bidmeapp.al/kushtet-e-privatesise/ dhe është e rëndësishme që ta lexoni atë.

    4.2 Kini parasysh se transmetimet në internet nuk janë asnjëherë plotësisht private apo të sigurta dhe se mesazhet apo informacioni që dërgoni gjatë përdorimit të Aplikacionit apo Shërbimeve mund të lexohet apo merret nga të tjerë, edhe nëse bëhet njoftim specifik se një transmetim i veçantë është i koduar.

    4.3 Nëse nuk pranoni dhe nuk bini dakord të zbatoni të gjitha kushtet e kësaj Marrëveshjeje, duke përfshirë Njoftimin tonë për Privatësinë, atëherë mos e përdorni Aplikacionin Celular apo Shërbimet tona.

    4.4 Vendndodhja ose adresa juaj do të shfaqet në Aplikacionin celular dhe shihet nga tregtarët dhe ofruesit e shërbimeve që do ta shikojnë postimin tuaj. Për të parë politikën tonë të privatësisë, shkoni tek linku https://bidmeapp.al/kushtet-e-privatesise/.

  5. MBËSHTETJA

    Nëse dëshironi të mësoni më shumë rreth Aplikacionit apo Shërbimit, apo nëse ndesheni me probleme kur i përdorni, ju lutemi shikoni burimet tona të mbështetjes në
    https://bidmeapp.al/perdorimi-i-aplikacionit/
  6. SI TË NA KONTAKTONI (PËRFSHIRË ANKESAT)
    Nëse mendoni se Aplikacioni ose Shërbimet janë me defekte apo janë përshkruar në mënyrë të pasaktë ose dëshironi të na kontaktoni për çfarëdolloj arsyeje, ju lutemi dërgojini email ekipit tonë për shërbimin ndaj klientit në support@bidmeapp.com ose telefononi në numrin +355 69 386 0794 .
  7. SI DO TË KOMUNIKOJMË ME JU
    Në rast se duhet t’ju kontaktojmë, do t’ju dërgojmë email, SMS ose postë të parapaguar, duke përdorur të dhënat e kontaktit që na keni dhënë.
  8. SI MUND TA PËRDORNI APLIKACIONIN CELULAR, KRITERET E PRANIMIT DHE REGJISTRIMIN PËR ANËTARËSIM

    8.1 Në këmbim të pranimit të respektimit të këtyre kushteve, ju mund:

    8.1.1 të shkarkoni Aplikacionin celular në një telefon inteligjent ose pajisje tablet dhe të shihni, të përdorni dhe shfaqni Aplikacionin celular dhe Shërbimet në këto pajisje vetëm për qëllimet tuaja personale;
    8.1.2 të përdorni Dokumentacionet në mbështetje të përdorimit të autorizuar të Aplikacionit celular dhe Shërbimeve; dhe
    8.1.3 të merrni dhe të përdorni çfarëdolloj kodi softueri shtesë ose të përdorni “patches” që përfshihen tek Aplikacioni celular dhe korrigjimet e gabimeve që mund t’ju japim.

    8.2 Ju nuk mund ta transferoni Aplikacionin celular tek dikush tjetër.

    8.3 Ne ju japim personalisht ju të drejtën e përdorimit të Aplikacionit celular dhe Shërbimeve siç përcaktohet më sipër. Ju nuk mund ta transferoni Aplikacionin celular apo Shërbimin tek dikush tjetër as në këmbim të parave apo të diçkaje tjetër dhe as falas. Nëse dëshironi ta shisni pajisjen ku është i instaluar Aplikacioni Celular, ju duhet ta hiqni Aplikacionin nga pajisja.

    8.4 Për të përdorur Aplikacionin celular dhe Shërbimet, ju duhet të regjistroheni për t’u bërë anëtar. Anëtarësimi nuk është i transferueshëm dhe nuk mund t’i kalohet dikujt tjetër. Aplikacioni ynë celular dhe Shërbimet janë destinuar vetëm për Përdoruesit që janë të paktën 18 vjeç e lart. Regjistrimet, përdorimi ose aksesi i Aplikacionit celular nga persona nën këtë moshë është i pautorizuar, i palicencuar dhe në shkelje të këtyre Kushteve. Me përdorimin e Aplikacionit tonë celular dhe/ose Shërbimeve, ju deklaroni dhe garantoni se jeni 18 vjeç e lart dhe pranoni t’u bindeni të gjitha kushteve të kësaj Marrëveshjeje. BidME ka të drejtën dhe lirinë e saj absolute që të vendosë ta pranojë një anëtar ose jo dhe mund të refuzojë regjistrimin e anëtarit me ose pa shpjegim.

  9. NGACMIMI
    9.1 Nëse besoni se një prej anëtarëve të Aplikacionit tonë celular po ju ngacmon ose po përdor të dhënat tuaja personale për qëllime të paligjshme, ne ju inkurajojmë që fillimisht të informoni autoritetet lokale të zbatimit të ligjit dhe më pas të na kontaktoni ne.

    9.2 Ne zbatojmë një politikë me tolerancë zero ndaj ngacmimeve, bullizmit dhe abuzimit (duke përfshirë përdorimin e gjuhës së papërshtatshme) dhe rezervojmë të drejtën dhe lirinë tonë absolute t’i heqim këta Përdorues ose Anëtare nga Aplikacioni celular.
  10. NDRYSHIMET E KUSHTEVE
    10.1 Mund të na lindë nevoja e ndryshimit të këtyre kushteve me qëllim pasqyrimin e ndryshimeve të ligjit ose të praktikave më të mira si dhe trajtimin e veçorive shtesë që ne paraqesim.

    10.2 Do t’ju njoftojmë të paktën 30 ditë para në lidhje me ndryshimet duke ju dërguar email ose njoftim të automatizuara me të dhënat e ndryshimit ose duke ju njoftuar për ndryshimin në momentin e parë që hapni sërish Aplikacionin.

    10.3 Nëse nuk i pranoni ndryshimet e njoftuara, mund të vazhdoni ta përdorni Aplikacionin dhe Shërbimet në përputhje me kushtet ekzistuese, por disa prej veçorive të reja mund të mos disponohen për ju.

  11. PËRDITËSIMI I APLIKACIONIT, NDRYSHIMET E SHËRBIMEVE DHE TREGTARIT APO PAGESAVE
    11.1 Aplikacioni celular mund të përditësohet automatikisht herë pas here ashtu siç mund të ndryshojnë edhe Shërbimet me qëllim rritjen e performancës, përmirësimin e funksionalitetit dhe pasqyrimin e ndryshimeve në sistemin operativ ose adresimin e problemeve të sigurisë. Nga ana tjetër, ne mund t’ju kërkojmë ta përditësoni Aplikacionin celular për këto arsye.

    11.2 Nëse zgjidhni të mos i instaloni këto përditësime ose nëse i hiqni përditësimet automatike, ju mund të mos jeni në gjendje të vazhdoni përdorimin e Aplikacionit celular dhe Shërbimeve.

    11.3 Aplikacioni celular do të funksionojë gjithmonë me versionin aktual ose të mëparshëm të sistemit operativ (pasi mund të përditësohet herë pas here) dhe të përputhet me përshkrimin që i është bërë atij në momentin e blerjes.

    11.4 BidMe rezervon të drejtën e çaktivizimit të çdo veçorie në Aplikacionin celular si rrjedhojë e mospagesës së çfarëdolloj tarife të papaguar ndaj palëve (përfshirë BidMe) ose gjatë zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

    11.5 Nëse jeni tregtar ose ofrues shërbimesh, ne do t’ju faturojmë një komision mujor prej 5% të fitimeve tuaja për përdorim të vazhduar të Aplikacionit celular. Për politikën e pagesave, shkoni tek linku https://bidmeapp.al/pagimi-dhe-rimbursimi/

  12. NËSE TELEFONI APO PAJISJA QË JU PO PËRDORNI ËSHTË NËN ZOTËRIMIN E DIKUJT TJETËR
    Nëse shkarkoni Aplikacionin celular në çfarëdolloj telefoni apo pajisje që nuk zotërohet nga ju, duhet të keni lejen e zotëruesit për ta bërë këtë gjë. Ju do të jeni përgjegjës për përputhshmërinë me këto kushte, pavarësisht nëse e zotëroni apo jo telefonin ose pajisjen tjetër.
  13. MUND TË MBLEDHIM TË DHËNA TEKNIKE PËR PAJISJEN TUAJ
    Me përdorimin e Aplikacionit ose Shërbimeve, ju bini dakord që ne të mbledhim dhe përdorim të dhënat teknike të pajisjeve ku përdoret Aplikacioni dhe softuerit, harduerit dhe pajisjeve të lidhura periferike me qëllim përmirësimin e produkteve tona dhe ofrimin e Shërbimeve për ju.
  14. NUK MBAJMË PËRGJEGJËSI PËR FAQET E TJERA TË INTERNETIT ME TË CILAT LIDHENI DHE PËR MOSMARRËVESHJET ME PALËT E TRETA
    14.1 Aplikacioni celular dhe Shërbimet mund të kenë lidhje me faqe të tjera të pavarura interneti që nuk ofrohen nga ne. Faqe të tilla të pavarura nuk janë nën kontrollin tonë dhe nuk jemi përgjegjës për to, si dhe nuk kemi kontrolluar dhe miratuar përmbajtjen dhe politikat e tyre të privatësisë (nëse ka).

    14.2 Në këtë rast, duhet të bëni gjykimin tuaj të pavarur rreth përdorimit ose të jo të këtyre faqeve të pavarura, duke përfshirë blerjen ose jo të produkteve apo shërbimeve të ofruara nga ato.

    14.3 Ne nuk përfshihemi në asnjë lloj mosmarrëveshje që lind mes jush dhe palëve të tjera të treta në lidhje me përdorimin e Aplikacionit celular.

  15. KUFIZIMET E LICENCËS

    15.1 BidME ju jep një licencë joekskluzive, të patransferueshme, të revokueshme për të aksesuar dhe përdorur Aplikacionin celular dhe Shërbimet tona në mënyrë rigoroze në përputhje me këtë Marrëveshje. Përdorimi nga ana juaj i Aplikacionit celular dhe i Shërbimeve bëhet vetëm për qëllime të brendshme, personale dhe tregtare, përveç nëse parashikohet ndryshe në këtë Marrëveshje.15.2 Ju pranoni që:


    15.2.1 nuk do të jepni me qira afatshkurtër apo afatgjatë, nuk do të nënlicenconi, të jepni me kredi, të ofroni apo të jepni në mënyra të tjera Aplikacionin celular apo Shërbimet në çfarëdolloj forme, plotësisht apo pjesërisht, një personi tjetër pa pëlqimin paraprak me shkrim nga ana jonë;

    15.2.2 nuk do të kopjoni Aplikacionin celular, Dokumentacionin apo Shërbimet, përveçse rasteve kur është pjesë e përdorimit normal të Aplikacionit ose kur nevojitet për qëllime mbështetëse apo sigurie operacionale;

    15.2.3 nuk do të përktheni, bashkoni, përshtatni, ndryshoni, shndërroni apo modifikoni, plotësisht apo pjesë të Aplikacionit celular, Dokumentacionin ose Shërbimet dhe as nuk do të lejoni që Aplikacioni celular apo Shërbimet ose pjesë të tyre të kombinohen apo të integrohen me programe të tjera, përveç rasteve kur nevojitet për përdorimin e Aplikacionit celular dhe Shërbimeve në pajisje siç lejohet në këto kushte;

    15.2.4 nuk do të zbërtheni, çmontoni, kopjoni ose krijoni punë derivative bazuar plotësisht ose pjesërisht tek Aplikacioni ose Shërbimet dhe as nuk do tentoni t’i bëni këto gjëra, përveçse aq sa (në bazë të seksionit 50B dhe 296A të Aktit për të Drejtën e Autorit, Dizajnet dhe Patentat të vitit 1988) këto veprime mund të lejohen pasi janë të nevojshme për zbërthimin e Aplikacionit që të merret informacioni i nevojshëm për të krijuar një program të pavarur që mund të përdoret me Aplikacionin ose me një tjetër program (Objektivi i lejuar), me kusht që informacioni i marrë nga ju gjatë këtyre aktiviteteve:

    (a) të mos publikohet apo komunikohet pa pëlqimin paraprak me shkrim të BidME për palë të treta për të cilat duhet të publikohet apo komunikohet me qëllim që të arrihet Objektiv i lejuar; dhe
    (b) të mos përdoret për krijimin e çfarëdolloj softueri që nuk ka shprehje kryesisht të ngjashme me Aplikacionin celular;
    (c) të ruhet në mënyrë të sigurt; dhe
    (d) të përdoret vetëm për Objektivin e lejuar;


    15.2.5 të jetë në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi për kontrollin e teknologjisë dhe për eksportin, si dhe me rregullohet që zbatohen për teknologjinë e përdorur apo mbështetur nga Aplikacioni ose Shërbimet.

  16. KUFIZIMET E PRANUESHME TË PËRDORIMIT
    16.1 Ju duhet:

    16.1.1 të mos përdorni Aplikacionin celular apo shërbimet në asnjë lloj mënyre të paligjshme, për asnjë lloj qëllimi të paligjshëm apo në kundërshtim me këto kushte dhe të mos veproni në mënyrë mashtruese apo dashakeqëse, si për shembull, duke hakuar apo futur kode të dëmshme, të tilla si viruse apo të dhëna të dëmshme në Aplikacionin celular, në Shërbime apo në sistemin operativ;

    16.1.2 të mos shkelni të drejtat tona të pronësisë intelektuale apo të drejtat e çfarëdolloj pale të tretë në lidhje me përdorimin nga ana juaj e Aplikacionit celular apo Shërbimeve, duke përfshirë dorëzimin e çfarëdolloj materiali (deri në masën ku një përdorim i tillë të mos licencohet nga këto kushte);

    16.1.3 të mos transmetoni materiale që janë shpifës, ofendues ose në kundërshtim me përdorimin e Aplikacionit celular apo Shërbimeve;

    16.1.4 të mos e përdorni Aplikacionin celular apo Shërbimet në mënyra që mund të dëmtojnë, mbingarkojnë, çrregullojnë apo kompromentojnë sistemet ose sigurinë tonë apo që bien ndesh me përdoruesit e tjerë; dhe

    16.1.5 të mos mblidhni apo prodhoni informacione apo të dhëna nga Shërbimet apo sistemet tona dhe të mos tentoni të deshifroni transmetimet nga ose drejt serverave që bëjnë të mundur funksionim e Shërbimeve.


  17. PËRPUTHSHMËRIA LIGJORE
    Ju pranoni të veproni në përputhje me të gjitha ligjet, statutet, dekretet dhe rregullohet në fuqi, kombëtare dhe ndërkombëtare, në lidhje me përdorimin nga ana juaj e Aplikacionit celular, Materialeve, Shërbimeve apo çfarëdolloj softueri që ofrohet prej tyre.
  18. PRONËSIA INTELEKTUALE
    18.1 Aplikacioni ynë celular mund të përmbajë marka shërbimi ose marka tregtare që na përkasin ne si dhe bashkëpunëtorëve tanë apo kompanive të tjera in formën e fjalëve, grafikëve dhe logove. Përdorimi i Aplikacionit celular apo Shërbimeve nga ana juaj nuk ju jep të drejtën dhe as nuk ju licencon që të përdorni markat e shërbimeve apo markat tona tregtare pa autorizimin paraprak me shkrim nga BidME.

    18.2 Të drejtat në Aplikacionin celular dhe tek Shërbimet janë dhënë me licencë (nuk janë shitur) për ju. Ju nuk keni asnjë të drejtë intelektuale në Aplikacionin celular, në Dokumentacion apo në Shërbime ose tek ato, përveç të drejtës së përdorimit të tyre në përputhje me këto kushte.

  19. DEKLARATË NË LIDHJE ME PËRGJEGJËSINË PËR PËRMBAJTJEN

    Përmbajtja jonë mund të ndryshohet pa njoftim dhe nuk garantohet plotësia, saktësia, koha e duhur, aktualiteti dhe përditësimi i saj. Ashtu si materialet e printuara, Përmbajtja mund të vjetërsohet. Ne nuk marrim përsipër detyrimin të përditësojmë Përmbajtjen në Aplikacionin tonë celular. Anëtarët janë përgjegjës për përmbajtjen e tyre dhe mund ta përditësojnë atë në çdo kohë pa njoftim paraprak dhe në lirinë e tyre të plotë të veprimit.
  20. GABIMET, KORRIGJIMET DHE NDRYSHIMET

    Ne nuk deklarojmë apo garantojmë se Aplikacioni ynë celular do të jetë pa gabime, pa viruse apo komponentë të tjerë të dëmshëm ose që do të korrigjojmë çfarëdolloj gabimi. Ne nuk deklarojmë apo garantojmë se informacioni i disponueshëm në Aplikacionin tonë celular ose që merret prej tij do të jetë korrekt, i saktë, në kohën e duhur apo i besueshëm. Ne mund të bëjmë ndryshime të veçorive, funksionalitetit ose Përmbajtjes së Aplikacionit tonë celular apo Shërbimeve në çdo kohë.
  21. DEKLARATË NË LIDHJE ME PËRGJEGJËSINË PËR TREGTARIN DHE REKLAMIMIN

    21.1 Ne mund të lejojmë aksesin ose reklamimin e disa produkteve të palëve të treta apo ofruesve të shërbimeve (tregtarëve) nga të cilat mund të blini produkte apo shërbime të caktuara. Ju e kuptoni se ne nuk i përdorim apo kontrollojmë produktet apo shërbimet e ofruara nga Tregtarët. Tregtarët janë përgjegjës për të gjitha aspektet e përpunimit të porosisë, përmbushjes, faturimit dhe shërbimit ndaj klientit. Ne nuk jemi palë në transaksionet e bëra mes jush dhe tregtarëve.

    21.2 Ju pranoni se përdorimi apo blerja nga këto tregtarë është RREZIK QË MERRET VETËM NGA JU, PA GARANCI TË ASNJË LLOJI NGA ANA JONË, TË SHPREHUR APO TË NËNKUPTUAR DHE NUK PËRFSHIN GARANCI TITULLARI, STANDARD FUNKSIONIMI, TREGTUESHMËRI APO GARANCI PËR MOSSHKELJE TË SË DREJTËS INTELEKTUALE. NE NUK MBAJMË PËRGJEGJËSI, NË ASNJË RRETHANË, PËR ASNJË LLOJ DËMI QË SHKAKTOHET NGA TRANSAKSIONET MES JUSH DHE TREGTARËVE APO PËR ÇFARËDOLLOJ INFORMACIONI QË SHFAQET NË FAQEN E INTERNETIT TË TREGTARIT APO NË FAQE TË TJERA TË LIDHURA ME APLIKACIONIN TONË CELULAR.

    21.3 Të gjitha rregullat, dokumentet ligjore (përfshirë politikat për privatësinë) dhe procedurat e operimit të Tregtarëve do të zbatohen për ju kur jeni në faqen e internetit të tregtarit. Ne nuk jemi përgjegjës për informacionet që ju u jepni tregtarëve. Marrëdhënia jonë me Tregtarët është vetëm si kontraktorë të pavarur dhe asnjëra palë nuk ka autoritetin të bëjë deklarata apo zotime në emër të palës tjetër.

  22. DEKLARATË NË LIDHJE ME PËRGJEGJËSINË PËR GARANCINË

    22.1 BidME nuk është përgjegjës dhe nuk mban përgjegjësi në asnjë mënyrë për çfarëdolloj përmbajtjeje të postuar në Aplikacionin tonë celular ose në lidhje me Shërbimet tona, qofshin ato të postuara apo të bëra nga Anëtarët e Aplikacionit celular apo nga BidME. Ndonëse vendosim rregulla për sjelljen dhe postimet e anëtarëve, ne nuk kontrollojmë dhe nuk jemi përgjegjës për postimet, transmetimet dhe shpërndarjet e anëtarëve në Aplikacionin celular apo Shërbimet tona dhe nuk jemi përgjegjës për përmbajtjet ofenduese, të papërshtatshme, të turpshme, të paligjshme apo të pakëndshme që mund të ndeshni gjatë përdorimit të Aplikacionit celular apo Shërbimeve. BidME nuk është përgjegjës për sjelljen online apo jashtë linje (offline) të asnjë përdoruesi të Aplikacionit celular apo Shërbimeve tona.

    22.2 Aplikacioni celular apo Shërbimet tona mund të mos disponohen herë pas here për qëllime mirëmbajtjeje apo për arsye të tjera. BidME nuk mban përgjegjësi për çfarëdolloj gabimi, heqjeje, ndërprerjeje, fshirjeje apo vonese në përdorim apo transmetim, për mosfunksionim të linjës së komunikimit, për vjedhje apo shkatërrim ose akses të paautorizuar apo ndryshim të komunikimeve të anëtarit.

    22.3 BidME nuk është përgjegjës për çfarëdolloj keqfunksionimi teknik apo për probleme të tjera që lidhen me rrjetet apo shërbimet telefonike, sistemet kompjuterike, serverat apo ofruesit, pajisjet kompjuterike apo telefonike celulare, softuerin, mosfunksionimin e emailit për shkak të problemeve teknike apo bllokimeve të trafikut në internet apo për çfarëdolloj kombinimi të tyre, duke përfshirë dëmtimin e kompjuterit, telefonit celular apo harduerit ose sofuterit të anëtarëve apo çfarëdolloj personi tjetër që lidhet ose që shkaktohet nga përdorimi apo shkarkimi i materialeve të Aplikacionit celular apo Shërbimeve tona, duke përfshirë, por pa u kufizuar në çfarëdolloj softueri të ofruar përmes Aplikacionit celular apo Shërbimeve tona.

    22.4 Ne jemi përgjegjës ndaj jush për humbje të parashikueshme dhe dëmtime të shkaktuara nga ne. Nëse nuk i zbatojmë këto kushte, ne jemi përgjegjës për humbjen apo dëmtimin që pësoni, i cili është rezultat i parashikueshëm i shkeljes së këtyre kushteve apo i mosushtrimit të kujdesit dhe aftësive të duhura, por nuk jemi përgjegjës për humbjet apo dëmtimet që nuk janë të parashikueshme. Humbjet apo dëmtimet konsiderohen të parashikueshme, kur është qartësisht e dukshme se ato do të ndodhin ose kur, në momentin që pranoni kushtet, si ju ashtu edhe ne, e dimë se ato mund të ndodhin.

    22.5 Ne nuk përjashtojmë apo kufizojmë, në asnjë mënyrë, përgjegjësinë tonë ndaj jush, kur kjo gjë do të ishte e paligjshme. Këtu përfshihet përgjegjësia për vdekjen apo lëndimin personal të shkaktuar nga neglizhenca jonë ose nga neglizhenca e punonjësve, agjentëve, nënkontraktorëve tanë ose përgjegjësia për mashtrim apo shtrembërim mashtrues.

    22.6 INFORMACIONI, PËRMBAJTJA DHE DOKUMENTET QË MERREN NGA APLIKACIONI CELULAR APO PËRMES TIJ OFROHEN “SIÇ JANË NË GJENDJEN EKZISTUESE”, “SIÇ DISPONOHEN”, ME “TË GJITHA DEFEKTET” DHE TË GJITHA GARANCITË E SHPREHURA OSE TË NËNKUPTUARA HIDHEN POSHTË (DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NË ÇFARËDOLLOJ GARANCIE TË NËNKUPTUAR TREGTUESHMËRIE DHE PËRSHTATSHMËRIE PËR NJË QËLLIM TË VEÇANTË). APLIKACIONI CELULAR DHE SHËRBIMET MUND TË PËRMBAJNË DEFEKTE, GABIME, PROBLEME OSE KUFIZIME TË TJERA.

    BidME, DUKE PËRFSHIRË TË GJITHË BASHKËNPUNËTORËT, NUK MBAN PËRGJEGJËSI PËR PËRDORIMIN NGA ANA JUAJ TË APLIKACIONIT TUAJ CELULAR DHE SHËRBIMEVE. BidME NUK MUND TË GARANTOJË DHE NUK PREMTON REZULTATE SPECIFIKE NGA PËRDORIMI I APLIKACIONIT CELULAR APO SHËRBIMEVE, DUKE PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR NË, SOFUTERIN E LIDHUR. BidME NUK DEKLARON DHE AS NUK GARANTON SE PËRMBAJTJA, SHËRBIMET APO SOFTUERËT QË GJENDEN NË APLIKACION APO SHËRBIME JANË TË SAKTA, TË PLOTA, TË BESUESHME, AKTUALE, PA GABIME OSE PA VIRUSE APO KOMPONENTË TË TJERË TË DËMSHËM. PRANDAJ, DUHET TË TREGONI KUJDES GJATË PËRDORIMIT DHE SHKARKIMIT TË ÇFARËDOLLOJ MATERIALI APO SOFTUERI TË TILLË DHE TË PËRDORNI SOFTUERË TË CERTIFIKUAR NGA INDUSTRIA PËR ZBULIMIN DHE HEQJEN E VIRUSEVE. MOHOHEN TË GJITHA PËRGJEGJËSITË OSE DETYRIMET PËR DËMET E SHKAKTUARA NGA VIRUSET QË I ATRIBUOHEN DISI APLIKACIONIT CELULAR E SHËRBIMEVE TONA DHE SOFTUERIT TË LIDHUR.

    22.7 PA KUFIZUAR SA MË SIPËR, JU KUPTONI DHE PRANONI SE SHKARKIMI APO MARRJA NË MËNYRA TË TJERA E MATERIALEVE DHE SFOTUERËVE PËRKATËS NGA APLIKACIONI CELUAR DHE SHËRBIMET TONA OSE PËRMES TYRE, ËSHTË RREZIK QË MERRET VETËM NGA JU DHE SE DO TË JENI PLOTËSISHT PËRGJEGJËS PËR PËRDORIMIN E TYRE DHE PËR DËMET NDAJ PAJISJES TUAJ CELULARE OSE SISTEMIT KOMPJUTERIK, HUMBJES SË TË DHËNAVE APO DËMEVE TË ÇFARËDOLLOJ NATYRE QË MUND TË SHKAKTOHEN. NE DHE TË GJITHË BASHKËPUNËTORËT TANË, NUK MBAJMË PËRGJEGJËSI PËR DËME JO TË DREJTPËRDREJTA, SPECIFIKE, TË RASTËSISHME APO PASUESE (PËRFSHIRË DËMET NË HUMBJE BIZNESI, HUMBJE TË FITIMEVE, PROCEDIME GJYQËSORE APO TË NGJASHME), QOFSHIN ATO TË BAZUARA NË SHKELJE TË KONTRATËS, SHKELJE TË GARANCISË, SHKELJE TË TË DREJTAVE (PËRFSHIRË NEGLIZHENCËN), EDHE NËSE BidME ËSHTË NJOFTUAR PËR MUNDËSINË E NDODHJES SË DËMEVE TË TILLA. MOHIMI DHE KUFIZIMI I DËMEVE TË PËCAKTUARA MË SIPËR JANË ELEMENTE THELBËSORE TË BAZËS SË MARRËVESHJES MES JUSH DHE BidME.

    22.8 APLIKACIONI CELULAR DHE SHËRBIMET TONA NUK DO TË OFROHESHIN PA KËTO KUFIZIME. ASNJË KËSHILLË APO INFORMACION, VERBAL APO I SHKRUAR, QË JU MERRNI NGA NE PËRMES APLIKACIONIT CELULAR APO SHËRBIMEVE TONA, NUK KRIJON ASNJËLLOJ AUTORIZIMI, PËRFAQËSIMI APO GARANCIE QË NUK DEKLAROHET SHPREHIMISHT NË KËTË MARRËVESHJE.

  23. KUFIZIMI I PËRGJEGJËSISË
    23.1 BidME, si dhe bashkëpunëtorët tanë, nuk do të mbajnë përgjegjësi për çfarëdolloj humbjeje, pretendimi, përgjegjësie apo dëmi, taksimi, penaliteti të çfarëdo lloji që shkaktohet në çfarëdolloj mënyre nga:

    23.1.1 gabimet e Aplikacionit celular apo Shërbimeve dhe heqjet nga ato;
    23.1.2 problemet me përgjegjësinë e produktit, deri në atë masë që ne nuk jemi të përfshirë me prodhuesin e produkteve ose shërbimeve, që të sillte përgjegjësi;
    23.1.3 padisponueshmëria ose ndërprerja e Aplikacionit celular dhe Shërbimeve tona;
    23.1.4 përdorimi nga ana juaj i Aplikacionit celular apo i përmbajtjes tonë;
    23.1.5 përmbajtja që gjendet në Aplikacionin celular ose Shërbimet tona;
    23.1.6 vonesat apo defektet e performancës së Aplikacionit celular dhe Shërbimeve që janë përtej kontrollit tonë; ose
    23.1.7 mosmarrëveshjet mes jush dhe palëve të treta tregtare që reklamohen në Aplikacionin celular.


    23.2 BIDME, DREJTUESIT, PUNONJËSIT OSE AGJENTËT E TIJ NUK DO TË JENË PËRGJEGJËS, NË ASNJË RAST, NDAJ JUSH APO NDAJ PERSONAVE TË TJERË TË TRETË NË LIDHJE ME ÇFARËDOLLOJ DËMI JO TË DREJTPËRDREJTË, PASUES, TIPIK, TË RASTËSISHËM, SPECIFIK APO NDËSHKUES, DUKE PËRFSHIRË HUMBJE TË ÇFARËDOLLOJI PËRFITIMI APO HUMBJE TË DHËNASH QË SHKAKTOHET NGA PËRDORIMI I APLIKACIONIT CELULAR, PËRMBAJTJES APO SHËRBIMEVE TONA OSE NGA SOFTUERË TË LIDHUR ME TO, TË AKSESUAR PËRMES APLIKACIONIT CELULAR APO SHËRBIMEVE TONA OSE TË SHKARKUARA NGA ATO, EDHE NËSE BidME ËSHTË NË DIJENI APO ËSHTË NJOFTUAR PËR MUNDËSINË E NDODHJES SË DËMEVE TË TILLA. PAVARËSISHT GJITHÇKAJE QË MUND TË BJERË NË KUNDËRSHTIM ME PËRMBAJTJEN E KËTIJ DOKUMENTI, PËRGJEGJËSIA E BidME NDAJ JUSH PËR ÇFARËDOLLOJ SHKAKU DHE PAVARËSISHT FORMËS SË VEPRIMIT, DO TË KUFIZOHET GJITHMONË NGA SHUMA E PAGUAR NGA JU, NËSE KENI PAGUAR, PËR APLIKACIONIN CELULAR DHE/OSE SHËRBIMET TONA QË KENI AKSESURA NË MAUJIN PARAARDHËS TË ANËTARËSIMIT, I CILI ËSHTË PËRPARA NGJARJES QË SHKAKTON PËRGJEGJËSINË.

  24. SJELLJA E ANËTARËVE
    24.1 Anëtarët mund të postojnë përmbajtjen e tyre në Aplikacionin celular dhe përmes Shërbimeve tona (Përmbajtja e anëtarit). Anëtarët kuptojnë se gjatë përdorimit të Aplikacionit celular ose Shërbimeve, ato mund të ekspozohen ndaj materialeve ofenduese, të pahijshme ose të papërshtatshme. Ne nuk kemi kontroll mbi Përmbajtjen e Anëtarit dhe në asnjë rrethanë nuk garantojmë cilësinë, saktësinë apo integritetin e saj. BidME nuk është përgjegjës për monitorimin apo filtrimin e Përmbajtjes së Anëtarëve. Në rast se përmbajtja e ndonjë prej anëtarëve konstatohet se është e paligjshme, BidME do t’u paraqesë autoriteteve përkatëse të gjitha informacionet e nevojshme.

    24.2 Nëse përmbajtja e ndonjë prej anëtarëve raportohet pranë BidME si ofenduese apo e papërshtatshme, ne do t’i kërkojmë anëtarit ta tërheqë atë ose ta ndryshojë menjëherë përmbajtjen e papërshtatshme. Nëse anëtari nuk e plotëson këtë kërkesë, atëherë BidME, në lirinë e tij të plotë për të vepruar, mund ta kufizojë kapacitetin e postimit të përmbajtjeve të këtij anëtari ose të ndërpresë menjëherë anëtarësimin e tij, pa e njoftuar atë më tej.

    24.3 Pa kufizuar sa më sipër, ne kemi lirinë absolute për të hequr çfarëdolloj përmbajtjeje të anëtarit që është në shkelje të kësaj Marrëveshjeje ose që konsiderohet e papërshtatshme në bazë të gjykimit tonë. Anëtarët janë përgjegjës për përputhshmërinë me të gjitha ligjet e zbatueshme në Angli dhe Uells për përmbajtjen e tyre, duke përfshirë ligjet për të drejtën e autorit dhe markat tregtare. Anëtarët do të zbatojnë ligjet për të drejtën e autorit dhe markat tregtare.

    24.4 Ju garantoni se nuk do t’i përdorni Shërbimet tona për të cenuar, në asnjë rrethanë, të drejtat e pronësisë intelektuale të të tjerëve. Në përputhje me Aktin e Mbrojtjes së Mijëvjeçarit Dixhital (DMCA) dhe me ligjet e tjera të në fuqi, ne kemi miratuar një politikë për largimin e anëtarëve, të cilët i konsiderojmë, në bazë të gjykimit tonë absolut, si shkelës së të drejtave të pronësisë intelektuale të të tjerëve.

    24.5 Si anëtar, ju bini dakord të mos i përdorni Shërbimet tona:

    24.5.1 Për të ngarkuar, postuar apo transmetuar asnjë lloj përmbajtje anëtari:

    (a) Që bie në kundërshtim me ligjet vendore, shtetërore, federale apo ndërkombëtare
    (b) Që shkel çfarëdolloj patente, marke tregtare, sekreti tregtar, të drejte autori apo të drejte pronësie të çfarëdolloj pale
    (c) Që dëmton, kërcënon, shpif, nxit dhunë apo aktivitete të paligjshme ose është vulgare, e pahijshme, abuzive, ngacmuese, torturuese, denigruese, shkelëse e privatësisë së tjetrit, e urryeshme, e papërshtatshme nga pikëpamja racore apo etike
    (d) Që lidhet, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me materiale, me të cilat ju nuk keni të drejtë të lidheni
    (e) Që përmban informacione private të çfarëdolloj pale të tretë, duke përfshirë pa kufizim, adresa, numra telefoni, adresa emaili, numra sigurimesh shoqërore dhe numra kartash krediti
    (f) Që përmban viruse softuerike apo çfarëdolloj kodi, skedari apo programi tjetër kompjuterik, të projektuar për të ndërprerë, shkatërruar apo kufizuar funksionalitetin e softuerëve, harduerëve kompjuterikë dhe pajisjeve të telekomunikacionit, ose të projektuar për të nxjerrë informacione nga Aplikacioni celular apo Shërbimet tona
    (g) Që përmban çfarëdolloj reklame, kërkese, materiali promocional të padëshiruar ose të paautorizuar, emaile të padëshiruara ose të papërshtatshme (junk, spam), letra zinxhirë, skema piramidale apo forma të tjera joshjeje, duke përfshirë URL-të ose kodet QR që lidhen me gjëra të tjera jashtë aplikacionit?
    (h) Që, sipas gjykimit absolut të BidME, konsiderohet si e papërshtatshme ose që kufizon apo pengon persona të tjerë të përdorin apo të shijojnë Aplikacionin celular ose Shërbimet tona, ose që mund ta ekspozojë BidME, bashkëpunëtorët ose përdoruesit tanë ndaj dëmeve apo përgjegjësie të çfarëdo lloji

    24.5.2 Për ta përdorur përmbajtjen:

    (a) Për të zhvilluar një aplikacion celular konkurrues;
    (b) Për të krijuar përpilime apo punime derivative siç përcaktohet në bazë të ligjeve për të drejtën e autorit të Anglisë dhe Uellsit; ose
    (c) Për rishpërndarje të saj në çfarëdolloj mënyre, duke përfshirë, por pa u kufizuar në shitje, licencim, dhënie me qira financiare, qira afatshkurtër, abonim apo mekanizëm tjetër shpërndarjeje.

    24.5.3 Për të çmontuar, zbërthyer apo kopjuar Aplikacionin celular, Shërbimet dhe softuerët përkatës
    24.5.4 Për ta përdorur Aplikacionin celular ose Shërbimet tona në mënyrë të tillë që të shkelë Marrëveshjen ose ligjet vendore, shtetërore, federale apo ndërkombëtare.


  25. PRONËSIA, TË DREJTAT E AUTORIT DHE LICENCAT
    Ju do të mbani të drejtat e autorit të përmbajtjes që postoni apo ngarkoni në Aplikacionin tonë celular. Megjithatë, ju pranoni që t’i jepni BidMEnjë licencë të përgjithshme joekskluzive, të parevokueshme, pa të drejtë autori, për ta përdorur, modifikuar, shfaqur publikisht, reklamuar, riprodhuar dhe për ta shpërndarë këtë përmbajtje për çfarëdolloj qëllimi, duke përfshirë prodhimin e punimeve derivative apo integrimin në punime të tjera. BidME do ta mbajë këtë licencë për një kohë të pacaktuar. Gjithashtu, ju pranoni se nuk keni pretendime të tjera mbi asnjë lloj pronësie intelektuale apo pune derivative në bazë të përmbajtjes suaj të gjeneruar nga BidME.
  26. AKTIVITETI I PALIGJSHËM
    Ne rezervojmë të drejtën të hetojmë ankesat apo shkeljet e raportuara të kësaj Marrëveshjeje dhe të ndërmarrim çfarëdolloj veprimi që e konsiderojmë të përshtatshëm, duke përfshirë, por pa u kufizuar tek raportimi i veprimtarive të dyshuara të paligjshme pranë oficerëve të zbatimit të ligjit, rregullatorëve apo palëve të tjera të treta dhe dhënia e informacioneve të nevojshme apo të përshtatshme për këto persona apo subjekte që lidhen me profilin tuaj, adresat e emailit, historikun e përdorimit, materialet e postuara, adresat e IP-së dhe të dhënat e trafikut.
  27. LIDHJET ME FAQET E TJERA TË INTERNETIT
    Aplikacioni ynë celular mund të përmbajë herë pas herë lidhje me faqe interneti të palëve të treta ose dokumentacione të ngarkuara nga palë të treta apo komunikime mes palësh të treta (Përmbajtja e palëve të treta). Përfshirja e Përmbajtjes së palëve të treta në Aplikacionin tonë celular nuk do të thotë që ne miratojmë, garantojmë, autorizojmë apo rekomandojmë shërbimet, informacionin, përmbajtjen dhe/ose të dhënat e kësaj Përmbajtjeje të palëve të treta. BidME nuk ka kontroll mbi dokumentet ligjore dhe praktikat e privatësisë së Përmbajtjes së palëve të treta; rreziku i aksesit të çfarëdolloj Përmbajtje të palëve të treta merret përsipër vetëm nga ju. Ne rekomandojmë të analizoni njoftimin e privatësisë dhe kushtet e këtyre faqeve të internetit, për të kuptuar plotësisht se çfarë të dhënash mblidhen dhe si përdoren ato.
  28. POLITIKA PËR RIMBURSIMIN DHE KTHIMIN
    Ne aktualisht nuk kemi politikë për rimbursim dhe nuk mbajmë përgjegjës për rimbursime mes palëve të përdoruesve ose kompanisë dhe palëve të përdoruesve.
  29. NDËRPRERJA E ANËTARËSIMIT
    Anëtarësimi juaj me ne është i vlefshëm derisa ndërpritet nga ju ose nga ne. Në bazë të kësaj Marrëveshjeje, të drejta tuaja do të ndërpriten pa njoftim, nëse nuk zbatoni kushtet e kësaj Marrëveshjeje. Pas ndërprerjes, ju do të ndaloni së paraqituri veten si anëtar i regjistruar. Ju duhet ta çinstaloni Aplikacionin celular, të fshini ose të asgjësoni të gjitha informacionet dhe përmbajtjet (përfshirë të gjitha kopjet) e marra nga Aplikacioni ynë celular. Disa dispozita të caktuara të kësaj Marrëveshjeje, duke përfshirë, por pa u kufizuar tek të drejtat e autorit, garancia, marka tregtare, kufizimi i përgjegjësisë, autorizimi dhe çështje juridiksionale, do të vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe pas çdo ndërprerjeje të kësaj Marrëveshjeve.
  30. SIGURIMI NË RAST DËMTIMI
    Ju pranoni të zhdëmtoni, mbroni dhe të na zhvishni ne dhe partnerët tanë, agjentët, oficerët, drejtuesit, punonjësit, nënkontraktorët, pasuesit, bashkëpunëtorët, përfituesit, ofruesit e palëve të treta të informacionit, softuerit, shërbimeve dhe dokumenteve, nga çdo përgjegjësi, humbje, pretendim dhe shpenzim, duke përfshirë tarifat e arsyeshme të avokatit që lidhen me shkeljen nga ana juaj e Marrëveshjes ose me përdorimin e Aplikacionit celular apo Shërbimeve tona.
  31. NDASHMËRIA DHE KLAUZOLAPASJETUESE
    Në rast se disa pjesë të kësaj Marrëveshjeje, konsiderohen të pavlefshme ose të pazbatueshme, atëherë këto pjesë do të rikrijohen në përputhje me ligjin në fuqi dhe pjesët e tjera të do mbeten në fuqi dhe me efekt të plotë. Kjo marrëveshje do të ketë përparësi, në rastet kur përmbajtja është në kundërshtim ose në mospërputhshmëri me këtë marrëveshjeje. Moszbatimi nga ana jonë i dispozitave të Marrëveshjes, nuk do të konsiderohet si heqje dorë nga kjo dispozitë dhe as nga e drejta për zbatimin e saj. Të drejtat tona në bazë të kësaj Marrëveshjeje do të vazhdojnë të jenë të vlefshme edhe pas ndërprerjes së Marrëveshjes.
  32. ZGJIDHJA ALTERNATIVE E MOSMARRËVESHJEVE
    Zgjidhja alternative e mosmarrëveshjeve është proces, ku një organ i pavarur shqyrton faktet e mosmarrëveshjes dhe kërkon ta zgjidhë atë, pa pasur nevojë që të shkoni në gjykatë. Nëse nuk jeni të kënaqur me mënyrën e trajtimit të ankesës, ju mund të dëshironi të kontaktoni ofrues zgjidhjesh alternative të mosmarrëveshjeve që ne përdorim. Përveç kësaj, ju lutemi kini parasysh që mosmarrëveshjet mund të paraqiten pranë Platformës Online Për Zgjidhje të Mosmarrëveshjeve të Komisionit Evropian.
  33. GJUHA
    Nëse kjo marrëveshje përkthehet në gjuhë të tjera përveç asaj angleze, atëherë ai që mbizotëron dhe ka përparësi është versioni i gjuhës angleze.
  34. LIGJI I APLIKUESHËM
    Kjo marrëveshje do të drejtohet dhe hartohet në përputhje me ligjet në Angli dhe Uells.