PËRDORIMI I APLIKACIONIT TË KLIENTIT

MIRË SE ERDHE!

Aplikacionin e kemi bërë shumë të thjeshtë, sa më të shpejtë në shfaqjen e rezultateve të kërkimit, sa më ekonomik dhe me ofrues shërbimesh të cilët ju mund t’jua shihni punët e mëparshme si dhe vlerësimet që kanë marrë. Mjafton të postoni punët në kategorinë e tyre dhe prisni për ofertat që do t’ju vijnë.

Ju lutemi vini re:
• Vendndodhja e punës tuaj do të shfaqet në listimet e punës tuaj
• Ofertat që merrni mund të ndryshojnë nga kostot përfundimtare të çdo pune tjetër
• Është përgjegjësia juaj për të paguar shërbimin, kjo nuk kryhet nëpërmjet aplikacionit.
• BidME nuk përfshihet në mosmarrëveshje, ne thjesht mundësojmë lidhjen mes jush.
• Duhet të jeni dakort me Termat dhe Kushtet përpara se të përdorni aplikacionin.

Nëse keni pyetje, mos hezitoni të kontaktoni ekipin e ndihmës.

Aplikacioni i Klientit me dy fjalë

  1. Zgjidh kategorinë kryesore dhe nën-kategorinë që kërkon
  2. Plotëso të dhënat për punën që do postosh dhe kliko “Konfirmo&Posto”
  3. Ofruesit në zonën tënde do ta shohin postimin dhe mund të dërgojnë një ofertë fillestare. Ata mund të bëjnë edhe pyetje për ta konsoliduar edhe më tej ofertën.
  4. Kur vjen një ofertë, bëj një vlerësim dhe zgjidh një duke klikuar “Ofro punën”. Tani ti dhe ofruesi i shërbimit mund të bisedoni rreth punës në chatin e aplikacionit.
  5. Kur ofruesi i shërbimit e shënon punën si të përfunduar, shkoni tek puna dhe klikoni “Konfirmoj punën e përfunduar”, më pas shfaqet një faturë me shumën e caktuar për t’u paguar, kliko “Konfirmoj” dhe më pas do të të kërkohet të përgjigjesh se sa do ta paguash drejtpërdrejt ofruesin e shërbimit.
  6. Shkruani një recension për ofruesin, jepni dhe një vlerësim nga 1 deri në 5 dhe publikoni përvojën tuaj në profilin e tyre për të ndihmuar klientë të tjerë në të ardhmen.
  7. Kjo është…. “Puna u Krye”

Dëshiron të dish më shumë?

LEXO MË TEJ…

Detaje të hollësishme….

Më poshtë po ju sjellim një informacion edhe më të detajuar mbi çdo hap të procesit, dhe gjithashtu do të gjeni edhe video se si funksionon procesi. Klikoni më poshtë mbi çdo hap që dëshironi të dini më tepër.

Nëse keni pyetje, mos hezitoni të kontaktoni ekipin e ndihmës.

Si postohet një punë
 

  1. Zgjidh Kategorinë Kryesore

    Me kalimin e kohës këto kategori do të shtohen.

  2. Zgjidh një Nën-Kategori

    Aplikacioni do të shfaqë vetëm kategoritë që kanë përdorues aktivë, të cilë mbulojnë zonën tuaj. Nëse nuk ka asnjë të tillë, atëherë shpërndaje lajmin duke klikuar butonin “Shpërnda fjalën”. Gjithashtu sigurohu që të kesh vendosur zonën ku je, që aplikacioni të shikojë ku ndodhesh dhe a ka njeri përreth për të të ndihmuar.

  3. Përshkruaje punën që në titull

    Ki parasysh që ofruesit e shërbimeve do ta lexojnë njoftimin tënd dhe është mirë ta përmbledhësh sa më shkurt që të jetë e mundur. Psh mund të shkruash “Lavamani rrjedh”, në vend të diçkaje të tipit: “Më duhet ndihmë”.

  4. Bëj një përshkrim

    Këtu mund të japësh më shumë detaje, duke menduar se çfarë do të dojë të dijë ofruesi i shërbimit. A ka ndonjë markë apo model të cilin mund ta përmendni që mund ta ndihmojë edhe ofruesin të kuptojë më mirë për se bëhet fjalë dhe të ofrojnë një kuotë më të saktë?
    Sigurisht që oferta fillestare mund të ndryshojë pasi është inspektuar gjendja, dhe në të vërtetë, Ofruesi duhet ta diskutojë këtë me ty dhe më pas ata do të japin një “kosto përfundimtare” kur ta shënojnë punën si të përfunduar.

  5. Kontrollo zonën

    Sigurohu që të përdorësh zonën e duhur kur poston një punë. Mos harro që në qoftë se do të rregullosh frigoriferin e gjyshes, duhet ta ndryshosh edhe zonën sipas adresës së saj.

  6. Shto foto

    Mund të postohen edhe foto bashkë me punën. Nëse të duhet të rregullosh diçka, atëherë sigurisht që mund të tregosh problemin në foto, por trego edhe vendndodhjen. Psh mund të tregosh një të krisur në tavan, por mund të postosh një foto edhe të të gjithë dhomës që ofruesi i shërbimit të shikojë nga mund të kryejë punimet.
    Nëse kërkon të lyesh thonjtë apo të bësh flokët në një model që të pëlqen, përse mos ngarkosh edhe një foto të asaj që ke ndërmend të bësh?

  7. Është urgjente?

    Ne kemi shtuar këtë opsion, që t’ivësh në dijeni ofruesit që është urgjente, prandaj merre në konsideratë dhe mos shëno çdo punë që ofron si urgjente. Mos harro që secili mund të japë vlerësimin e tij për të tjerët, prandaj mos u bëni tekanjozë.
    Nga ana tjetër mos harroni që urgjencat mund të jenë edhe më të kushtueshme.

  8. Konfirmo postimin e punës

    Kur të kesh plotësuar gjithë informacionin mbi punën, mund të klikosh butonin “Konfirmo dhe Posto” dhe më pas do të të rikujtohet se duhet t’ikesh lexuar dhe kuptuar termat dhe kushtet e aplikacionit dhe më pas mund ta publikosh postimin.

 

Dhënia e një pune

 

  1. Shko tek “Punët e mia”

    Këtu janë të gjitha punët që ke postuar

  2. Zgjidh punën

    Shtyp mbi punën që dëshiron të shohësh ofertat

  3. Vlerëso

    Këtu mund të shohësh informacionin që ofruesi i ka bashkëngjitur ofertës së tij, ti mund të shohësh një vlerësim paraprak të kostove, si e kanë vlerësuar të tjerët ofruesin, dhe datën e përafërt kur ai mund të vijë tek ty.Nëse do të dish më shumë për ofruesin kliko mbi emrin ose foton e tij.
    Nëse do, mund t’i heqësh disa oferta nëse do t’i kesh të përmbledhura dhe t’i shohësh më vonë.

  4. Jep punën

    Kur e ke bërë zgjedhjen kliko mbi “Jep punën”. Kaq.
    Tani ti dhe ofruesi i shërbimit mund të bisedoni në chatin e aplikacionit duke klikuar mbi ikonën “Chat”.

 

Komunikimi...

 

Ka disa mënyra për të biseduar me një ofrues shërbimi që ke përzgjedhur:

  1. Nëpërmjet “Punës”

    Nëse shkon tek çdo punë që ke caktuar, do të shohësh një ikonë “chat” afër emrit të ofruesit.

  2. Nga Kreu

    Mjafton të klikosh mbi “Mesazhet” për të parë gjithë historikun e chat tënd.

  3. Nëpërmjet “Njoftimeve”

    Mjafton të klikosh mbi çdo njoftim që të shfaqet në telefon dhe drejtohesh për në chat. Nëse nuk e ke parë ndonjë njoftim kliko mbi ikonën e ziles në ekranin e fillimit. Gjendet djathtas në cepin lart.

 

Përfundo dhe Vlerëso

 

  1. Shko tek Punë

    Pasi të vjen njoftimi që një punë ka përfunduar, shko tek faqja e punës ose kliko njoftimin.

  2. Konfirmo përfundimin

    Nëse je dakort që puna të quhet e përfunduar kliko butonin “Punë e Përfunduar”

  3. Konfirmo pagimin

    Kliko ‘Paguaj / Shiko Faturën’

  4. Kontrollo Faturën

    Më pas do të të shfaqet shuma përfundimtare e kërkuar, nëse je dakort kliko “Konfirmoj”

  5. Vër shumën që do të paguash

    Këtu do të të pyesim se sa ke paguar për punën, nëse do paguash më shumë apo më pak nga oferta. Këtu ti e plotëson sa ke paguar dhe shtyp “Dërgo”

  6. Vlerëso dhe recenso

    Në fund do të të kërkojmë të japësh një vlerësim për ofruesin e shërbimit dhe të shkruash një recension të shkurtër.