Si të përdorim aplikacionin BidME

Aplikacioni BidME lidh klientët me ofruesit lokalë të shërbimeve të ndryshme.

Ka dy versione të këtij aplikacioni, “Aplikacioni i Klientit” për ata që kanë nevojë të zgjidhin një problem dhe “Aplikacioni për Ofruesit e Shërbimeve” për profesionistët e aftë t’i zgjidhin këto probleme.

Si të përdorim aplikacionin e Klientit…

Klikoni këtu.

Si të përdorim aplikacionin e Ofruesve…

Klikoni këtu

Më qartë…

  1. Postimi për punë

    Klienti poston një punë në aplikacion, në fillim duke zgjedhur kategorinë që i përket, dhe pastaj gjithë nën-kategoritë që i përkasin ofruesve të shërbimeve që mbulojnë atë zonë.

  2. Njofimi

    Ofruesit e shërbimeve të përfshirë në nën-kategoritë e zgjedhura dhe mbulojnë zonën tënde, marrin një njoftim në smartfon, nga i cili lajmërohen menjëherë për punën në zonën e tyre.

  3. Ofertat

    Ofruesit lokalë të shërbimeve mund të shohin të dhënat e punës në aplikacion, ata mund t’ju drejtojnë pyetje klientëve dhe këto pyetje do të shfaqen në postimin e punës që edhe ofruesit e tjerë t’i shohin, dhe të shmanget kështu përsëritja e pyetjeve. Gjithashtu ofruesit e shërbimeve mund të bëjnë një ofertë për punën. Ki parasysh që kjo është një ofertë ose kuotë paraprake, dhe kostot mund të shtohen nëse puna nxjerr të papritura të paparashikuara, ndryshe nga postimi fillestar.

  4. Lista

    Klienti njoftohet nga një njoftim «push» kur fillojnë të vijnë ofertat dhe mund t’i shohë ato duke klikuar punën përkatëse në panelin “Punët e mia”, ose thjesht duke klikuar mbi njoftim, kur ai shfaqet.
    Lista paraqet ofertën paraprake, datën në të cilën ofruesi i shërbimeve mendon se mund të vijë tek ty, dhe gjithashtu një vlerësim nga 1 deri në 5 që ky profesionist ka fituar nga puna e mëparshme.
    Kjo listë mund të shkurtohet nga klienti duke hequr çdo ofertë që ata nuk do të pranojnë. Klienti më pas mund t’ja japë punën atij ofruesi shërbimi që i pëlqen.

  5. Caktimi

    Sapo klienti ja cakton punën një ofruesi, atëherë kjo shpallet menjëherë dhe të dy palët mund të bisedojnë në chat e BidME për të diskutuar më tej për projektin.

  6. Përfundimi

    Sapo ky mision të ketë përfunduar, ofruesi e shënon punën si të përfunduar dhe i dorëzon klientit një kosto përfundimtare. Klienti merr një njoftim në smartfon etj, si dhe një faturë me email.

  7. Pagimi dhe vlerësimi

    Sapo klienti të ketë paguar ofruesin e shërbimit për punën e kryer, ata e mbyllin punën duke rënë dakort që puna është e përfunduar, pastaj klienti është i mirëpritur të vlerësojë ofruesin e shërbimit dhe të lërë një koment ose të ndajë përvojën e tij me këtë shërbim.