PËRDORIMI I APLIKACIONIT PËR OFRUESIN E SHËRBIMEVE

Mirë se erdhe!

Ne e kemi bërë procesin sa më të thjeshtë që të jetë i mundur për ty, dhe shpresojmë që të të shërbejë të punosh lokalisht. Ne nuk kryejmë pagesa mes teje dhe klientëve, por thjesht kërkojmë një komision të vogël prej 5% nga punët që merr nëpërmjet aplikacionit.
Ti do të faturohesh në fund të ciklit tonë mujor të faturimit për komisionet që detyrohesh, nuk ka abonim mujor. Mbështetja jote për aplikacionin dhe stafin e tij vjen kur ke fituar një punë përmes përdorimit të aplikacionit. Ne jemi një staf njerëzish që punojnë si gjithë të tjerët dhe qëllimi ynë është që t’i bëjmë gjërat sa më drejt që të jetë e mundur.

Vini re më poshtë:
• BidME faturon komision 5% komision një herë në muaj, kushtet e pagesave klikuar këtu.
• Është përgjegjësia jote për të marrë pagesën drejtpërdrejt nga klienti jot, kjo nuk kryhet nëpërmjet aplikacionit.
• BidME nuk përfshihet në zgjidhje mosmarrëveshjesh, ne thjesht mundësojmë lidhjen mes jush.
• Duhet të jeni dakort me termat dhe kushtet përpara se të përdorni aplikacionin.

Nëse keni pyetje, mos hezitoni të kontaktoni ekipin e ndihmës.

Aplikacioni i Ofruesit të Shërbimeve me dy fjalë

  1. Plotëso të dhënat e tua, duke përfshirë fushat e shërbimeve që ofron si edhe rrezen brenda së cilës dëshiron të shohësh punë të postuara.
  2. Kur punët e postuara fillojnë të mbushin faqen e Kreut, kliko mbi ato që ta mbushin syrin.
  3. Kliko mbi një postim pune për të marrë më shumë informacion, madje mund të bësh edhe pyetje përpara se të japësh një vlerësim.
  4. Dërgoji një kosto paraprake klientit, një datë se kur mund të shkosh aty si dhe një shënim nëqoftëse dëshiron.
  5. Kur ti fiton një punë do të njoftohesh dhe mund të bisedosh drejtpërdrejt me klientin nëpërmjet aplikacionit. Do të njoftohesh gjithashtu edhe kur nuk e fiton punën.
  6. Kur puna përfundon, shënoje si të përfunduar dhe jep të dhëna mbi koston përfundimtare të shërbimit dhe materialet. BidME nuk përfshihet në pagesat nga klientët apo ndonjë mosmarrëveshje tjetër.
  7. Kur puna të jetë shënuar si e përfunduar, mund të lini një recension mbi klientin.
  8. Një here në muaj BidME do të kërkojë 5% komision të punë së fundit që ke kryer. Kjo paaguhet nëpërmjet vetë aplikacionit.

Dëshiron të dish më shumë?

LEXO MË TEJ…

Detaje të hollësishme…

Më poshtë ke detaje edhe më të hollësishme sesi veprohet në çdo hap të procesit, ka gjithashtu edhe video sesi funksionon procesi. Kliko mbi cilindo hap që dëshiron të dish më shumë.

Nëse keni pyetje, mos hezitoni të kontaktoni ekipin e ndihmës

Cilësimet e Llogarisë...

 

Cilësimet e llogarisë duhet të jenë të tilla që t’i përshtaten kërkesave të tua. Sigurohu që adresa dhe rrezja e zonës në të cilën dëshiron të punosh shfaqen të sakta. Kjo e lejon aplikacionin të të tregojë vetëm punët që ti mund të mbulosh.
Gjithashtu sigurohu që të zgjedhësh të gjitha shërbimet që mund të ofrosh, për momentin mund të zgjedhësh vetëm nga nën-kategoritë e një kategorie kryesore. Kjo do të përmirësohet në të ardhmen.
Në pjesën “Dokumenta” të profilit tënd ti mund të ngarkosh edhe “dokumenta” të tilla si, certifikime, akreditime ose edhe shembuj nga punë të mëparshme që t’i shohin klientët e tu.

  1. Ku i gjej CIlësimet?

    Mjafton të klikosh mbi ikonën “Llogaria” tek shiriti mbi pjesën e poshtme të faqes kryesore.

  2. Plotëso emrin dhe përshkrimin

    Kliko mbi ikonën “Ndrysho”, ngjitur me emrin tënd lart në faqe; këtu mund të ndryshosh foton e profilit, emrin tregtar madje dhe përshkrimin. Nuk mund të ndryshosh email apo numrin e telefonit sepse me to është e lidhur llogaria jote.

  3. Cakto vendndodhjen

    Në të njëjtën pjesë ku gjete “Ndrysho” pranë emrit tënd, do të shohësh edhe “Vendndodhja”. Cakto vendndodhjen që dëshiron të merret për bazë. Vendndodhja është e rëndësishme, sepse aplikacioni e përdor për të përcaktuar se cilët klientë mund të mbulosh. Klientëve ju shfaqet vetëm kategoritë që janë në dispozicion sipas vendndodhjes.

  4. Zgjidh kategoritë e veprimtarisë tënde

    Në ekranin e “Llogaria” do të shohësh një tabelë “Informacione për Shërbim Dhënësin”, kliko mbi të dhe do të shohësh kategoritë kryesore, kliko mbi kategorinë me të cilën punon dhe do të të shfaqen të gjitha opsionet që janë të disponueshme, zgjidh dhe hiq aq sa dëshiron. Mund t’i filtrosh punët që të shfaqen në ekranin “Faqja Kryesore” dhe të shohësh më pas vetëm punë të një fushe specifike. Për momentin mund të zgjedhësh vetëm nga nën-kategoritë e një kategorie kryesore në aplikacion. Kjo do të përmirësohet në të ardhmen.

  5. Cakto rrezen e punës tënde

    Në faqen e “Info Shërbimet e Ofruara” që hape pasi klikove ikonën “Llogaria”, do të shohësh një shirit të lëvizshëm që të lejon të caktosh rrezen që do të mbulosh nga vendndodhja jote bazë. Në vend që të caktosh një zonë të parazgjedhur, ne kemi dashur të të japim kontroll të plotë mbi këtë. Nëse nuk ka shumë punë, mund ta zgjerosh rrezen për të parë punë që janë përtej zonës, nëse ka shumë punë, mund të bëhesh më shumë përzgjedhës duke zvogëluar rrezen tënde dhe të shohësh punët që ke më afër vendndodhjes bazë.

  6. Krenohu me aftësitë e tua

    Tek “Llogaria do të shohësh një tabelë të emërtuar “Dokumenta” dhe këtu ti mund të ngarkosh foto si .jpeg ose dokumenta në .pdf për të treguar kualifikimet dhe certifikatat përkatëse ose shembuj të punëve që ke bërë.

 

Kërkimi për punë...

 

  1. Shih punët

    Kliko tek “Faqja Kryesore” për të parë një listë të punëve të disponueshme në zonën tënde. Nëse nuk ka asnjë punë të shfaqur, atëherë mund të mos ketë punë në zonën tënde për momentin, por të lutemi të kesh pak durim ndërkohë që ne e reklamojmë aplikacionin në zonën tënde. Gjithashtu, mund të zmadhosh rrezen që të rrisësh mundësinë për të parë më shumë listime punësh. Këtë mund ta bësh tek “Llogaria”, kliko tek “Info Shërbimet e Ofruara”. Mos harro të ruash ndryshime e bëra.

  2. Zbulo më shumë

    Mund t’ju drejtosh pyetje klientëve potencialë dhe këto pyetje do të postohen në listimin e punës që të gjithë të kenë mundësinë t’i shohin. Klienti do të përgjigjet po brenda postimit të punës dhe kjo bëhet që e njëjta pyetje të mos bëhet disa herë.

  3. Kush është klienti?

    Klientët janë njerëz normalë, ata kanë mënyra dhe nivele të të ndryshme komunikimi. Ka plot platforma që ofrojnë vlerësim për ofruesin e shërbimit, por ne duam që edhe ti gjithashtu, si ofrues, të shohësh vlerësimet që ka marrë klienti dhe kjo të të ndihmojë të vendosësh. Mjafton të hapësh një postim pune dhe të klikosh mbi foton e profilit të klientit për të parë recensionet dhe vlerësimin e tij.

 

Jep një ofertë...
  1. Ku bëhet kjo?

    Kliko mbi punën që do të japësh një ofertë dhe aty ke një buton të madh “Jep ofertë”.

  2. Çmimi i vlerësuar

    Përfshi TVSH dhe të gjitha kostot e punës dhe materialeve në një total të vlerësuar paraprakisht nga ty.
    Ki parasysh: BidME do të kërkojë një herë në muaj një komision 5% nga puna e fundit që ke fituar, prandaj kije parasysh këtë kur jep një ofertë.

  3. Data e caktuar

    Cakto një datë në të cilën mendon se mund të shkosh tek klienti. Kjo ndikon në vendimin e tij për të ta dhënë punën.

  4. Shkruaj një shënim

    Këtu mund të shkruash diçka që mendon se mund të ndikojë në vendimin që do të marrë klienti. P.sh. mund të shkruash se si ke punuar shpejt edhe herë të tjera, ose trego ndonjë kualifikim apo certifikim të veçantë.

  5. Jep ofertën e vlerësuar

    Kur ke plotësuar të gjithë informacionin, kliko mbi “Jep ofertë”. Do të marrësh një njoftim nëse do ta fitosh punën, por edhe kur nuk e fiton.

 

Përfundimi dhe vlerësimi

 

  1. Ku bëhen këto?

    Kliko mbi punën që do tek „Punët e mia”

  2. Quaje të përfunduar

    Në fund të listimit të punës do të shohësh një buton që shkruan “Puna përfundoi”, klikoje.Klienti do të marrë një njoftim për ta informuar që ti e quan punën të përfunduar.

  3. Kërko Pagesë

    Kjo shfaqet sapo ta kesh shënuar punën si të përfunduar, këtu mund të japësh koston përfundimtare për punën e kryer, sepse sigurisht që mund të ndryshojë gjatë procesit të punës.
    Në këtë pikë aplikacioni merr 5% të kësaj kostoje përfundimtare dhe e shton tek shuma të cilën do të të duhet ta paguash në fund të ciklit mujor të pagimit.

  4. Vlerëso klientin

    Kur një punë përfundon dhe klienti ka pranuar ta quajë të përfunduar, ti do të jesh në gjendje të vlerësosh klientin. Për ta bërë këtë, duhet të shkosh tek listimi i punëve, dhe ta kërkosh me filtrin “Punë të përfunduara”. Kur klikon tek listimi I punës, mes opsionesh të tjera ke edhe opsionin për të vlerësuar klientin.

 

Pagesa e komisionit...

 

  1. Si bëhet kjo

    Kushtet e pagimit janë si më poshtë, në datën 10 të çdo muaji komisioni i grumbulluar përgjatë muajit do të mblidhet si total dhe do të shkojë tek “Tarifa e Komisionit për muajin e fundit”. Ti do të njoftohesh që është gati nga një njoftim “push” dhe me email. Ky komision është 5% e fitimit që ke marrë nëpërmjet aplikacionit.

    Shiko rregulloren e pagimit këtu

  2. Ku do të paguaj

    Tek aplikacion shko tek “Llogaria” dhe kliko “Historiku i Punëve & Paguaj BidME”. Aty shfaqet një ekran me gjithë punët që ke bërë. Mund të klikosh në një punë të kaluar për ta parë si dhe të përdorësh filtrin e listimit sipas dates. Në fund të ekranit ndodhet butoni “FITIMET E MIA & PAGUAJ BID ME”

  3. Faqja e fitimeve

    Faqja e fitimeve tregon sa punë ke fituar gjatë ciklit në vijim dhe gjithashtu gjendja nga muaji i kaluar. Mjafton të klikosh “PAGUAJ BIDME” për të bërë një pagesë me kartën tënde të bankës për të shlyer çdo shumë të papaguar.

  4. Sa është periudha për shlyerjet

    Ne të japim 14 ditë për të shlyer shumën.

  5. Po nëse nuk paguaj?

    Nëse nuk shlyen detyrimet e llogarisë tënde deri 14 ditë nga afati, nuk do të kesh më mundësinë për të bërë oferta apo të drejtosh pyetje në postimet e punëve. Ti do të jesh i kufizuar në veprime derisa komisioni të jetë shlyer.
    Moskryerja e pagesave në vazhdim mund të të përjashtojë krejtësisht nga përdorimi i aplikacionit siç parashikohet tek
    termat dhe kushtet tona.

Video vjen së shpejti